Noton 25 metra nën akull në liqenin më të thellë në botë

Noton 25 metra nën akull në liqenin më të thellë

Një burrë në Rusi ka notuar 25 metra nën akull, në liqenin më të thellë në botë, Baikal, si pjesë e një tradite në vend.

Ai u zhyt pothuajse i zhveshur nën akull dhe notoi në ujin e ftohtë derisa doli në sipërfaqe nëpërmjet një vrime të hapur në akull.

Aleksandr Shumskas tha se ishte thjesht "e frikshme, por jo e vështirë".

“U përqëndrova aq shumë saqë nuk ndjeva të ftohtë dhe frika u zbut,”-shtoi ai.

Në janar të krishterët ortodoksë rusë zhytën në ujë të ftohtë për të shënuar Epifaninë, ose pagëzimin e Krishtit, që festohet në datën 18.

Temperatura të enjten ishte -12 gradë celcius.

EMISIONET