Noka reagon pas deklaratës së Ramës: O delenxhi dhe i pafytyrë

Flamur Noka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Në një status në Facebook, Noka sulmon kryeministrin duke i bërë thirrje atij të largohet dhe ti hapë rrugë demokracisë.

Reagimi i Flamur Nokës

Leri përpëlitjet e viktimizimin o mashtrues, o delenxhi e i pafytyrë. Shkatërrove vendin tënd. Kanabizimi i Shqipërisë të rëndon dhe do të të rëndoje si gur varri në qafën tënde të trashur nga abuzimi me pushtetin. Kriminalizimi i shtetit për të ushqyer pushtetin tënd kriminal po të përgatit sot varrin politik. PPP tua korruptivo-kriminale që do ti rëndojnë xhepave të popullit për mbi një dekadë janë akuzë vrastare për regjimin tënd bazhibozuk. Dosja “339”është çarku ku ka rënë pushteti yt kriminal dhe të ka deligjitimuar ne sy të shqiptarëve dhe ndërkombëtareve o rezil. Është fakti me ze dhe figure qe te çori maskën, që demonstroi që ti je në pushtet me krimin, për krimin, me bandat dhe për bandat dhe jo me voten e qytetareve. Qytetaret tashme kane fol.Rama ik .Ti je mallkimi për këtë vend. Rama ik .Ti dhe sekti yt “Rilindas “je pengmarresi i ardhmerise vendit. Rama ik qe te shpetoje demokracia. Rama ik te marre fryme Shqipëria..


EMISIONET