Noka e pohon: Nuk jemi të penduar me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008

Noka e pohon: Nuk jemi të penduar me ndryshimet Kushtetuese të vitit

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar se nuk janë penduar për ndryshimet Kushtetuese që bënë në vitin 2008 së bashku me Edi Ramën.

I ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Noka tha se faji qëndron vetëm tek Edi Rama dhe edvinianët që po bëjnë reformën.

Pjesë nga debati

Flamur Noka: Nuk jemi penduar fare. 

Artur Zheji: Ta gëzoni.

Flamur Noka: Ishte po kjo Kushtetutë që nuk u abuzua në këtë mënyrë më përpara dhe nuk u tha ndonjëherë që është kaq e keqe sepse shiko cfarë ndodh. Zonja tha shkelje e Kushtetutës. Pra nuk ishin amerikanët që e diktuan këtë proces, por edvinianët. Ta them unë pse. 

Artur Zheji: Më përpara i thoshte Metës, i lutej në gjunjë, hajde të fitojmë zgjedhjet në 2013. Ndejti 4 vjet, i fitoi vetë në 2017, nuk më duhet Meta. Dhe ju i bëni ndryshime Kushtetutës në 2008 dhe tani thotë i ndryshoj vetë se i kam të gjithë. 

Flamur Noka: Nuk qëndron faji as te Kushtetuta, as te ndryshimi i 2008. Faji qëndron tek Edi Rama dhe edvinianët që bëjnë reformën. 


EMISIONET