Thuhet shpesh se buburrecat i mbijetojnë edhe një shpërthimi bërthamor. Por një tjetër krijesë mendohet se është mbijetuesi më i madh i natyrës, e është aq i pamposhtuar dhe ju me shumë gjasë nuk keni gjë për të. Tardigradi, i njohur ndryshe edhe si ariu i ujit, është një kafshë që të befason, pasi mund të jetojë i lumtur në kushtet më ekstreme. Këto krijesa të vogla, që nuk janë dhe aq atraktive, mund të gjenden nga malet më të larta deri në oqeanet më të thellë. Ka 900 specie të tyre. Janë 1 milimetër dhe mund t’i ngrish, t’i ziesh, t’i ekspozosh në radioaktivitet dhe sërish ata do rezistojnë dhe do të jenë gjallë edhe pas 200 vitesh. Arinjtë e ujit mund të durojnë temperatura deri në -457 gradë, nxehtësi deri në 357 gradë, radioaktivitet deri në 5700 grej, kur 10- 20 grej e vrasin një njeri. Kafshët mund të jetojnë për një dekadë pa ujë dhe mund të mbijetojnë edhe në hapësirë

/Ora News.tv/