Njihuni me gruan më të vjetër në botë

Është pothuajse 118 vjeçe dhe jeton në Bolivi. Julia Flores Colque vazhdon të luajë me qenin e saj dhe të lëvizë si njeri normal, ndonëse ka jetuar më shumë se një shekull.

Në jetën e saj të gjatë, ajo i ka përjetuar dy luftëra botërore, revolucionet dhe transformimet e fshatit të saj me 3,000 banorë, në qendër urbane me afro 175 mijë banorë, brenda pesë dekadave.

117 vjeçe e 10 muajshe, ajo ështët gruaja më e vjetër në Andea, ndoshta edhe në botë. Në letërnjoftim thuhet se ka lindur me 26 tetor të vitit 1900.

Një zëdhënëse për Librin Guiness tha se Julia nuk është aspak e interesuar që të marrë një cmim dhe nuk ka dëgjuar kurrë për gjëra të tillë. Këto ditë, ajo po i shijon në shoqërinë e qenve dhe naceve. Gruaja e vjetër jeton me stërmbesën 65-vjeçare në një shtëpi të vjetër.

Julia këndon ende në gjuhën e saj CHuechua dhe i bie kitarës së Andeve në shtëpinë e saj që ndodhet në pjesën rurale të Sacaba.

Ëmbëlsira e saj e preferuar është torta dhe e ha me kënaqësi të madhe. Julia nuk është martuar kurrë dhe nuk ka patur fëmijë. Gruaja më e vjetër në botë ishte një japoneze 117 vjeçe që vdiq në fillim të këtij viti. Mbetet për tu parë në Julia do pranojë të marrë këtë titull.

EMISIONET