Njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos dhuron 98.5 milionë dollarë për familjet e pastreha

Njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos dhuron 98.5 milionë

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se dhuroi 98.5 milion dollarë në vitin 2019 për 32 organizata që ndihmojnë në strehimin e familjeve të pastrehë.

Fondacioni i bamirësisë i miliarderit, Bezos Day 1 Fund, njoftoi lajmin për donacionet të enjten.

Bezos hapi fondacionin në shtator të vitit 2018.

Donacionet shkuan këtë vit për 32 organizata në 23 shtete.

Vitin e kaluar Bezos dha 97.5 milionë dollarë për familjet e pastreha në 16 shtete.

Bezos ka një vlerë neto të vlerësuar prej 109 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në botë.

Themeluesi i Amazon është në betejë me Bill Gates për mbajtjen e fronit si njeriu më i pasur në botë. Aktualisht ai mban vendin e dytë me një pasuri prej 109 miliardë dollarë. Ndërsa Gates kryeson me 110 miliardë dollarë.

EMISIONET