Ajo konsiderohet si një prej vajzave më të bukura dhe modeleve më seksi në Shqipëri. Aurela Hoxha ka deklaruar për herë të parë se i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme.

 “Për të qenë e sinqertë,  po. Do doja të thoja jo por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur.

Mami më tregon që në klasë të parë, kishte një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën sepse kisha frikë ta shihja. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar.

Unë kam fobi njerëzit e shëmtuar”, tha ajo në intervistën për Pop Culture.

/Ora News.tv/