Një vjehërr si Nora Malaj: Pata fatin që vajzën që se bëra dot...

Një vjehërr si Nora Malaj: Pata fatin që vajzën që se

Ajo mund të futet në çdo rol por me atë të vjehrrës duket se ka dështuar.Nora Malaj thotë se nuk di të jetë vjehrrë pasi nusen e djalit e ka parë gjithmonë si vajzën e saj.

Malaj: Vetëm rolin e vjehrrës nuk di ta vesh, asnjëherë nuk kam veshur spaletat e vjehrrës. Kur kam garuar në Shkodër i mora të dy me vete, edhe Tanin edhe Stelën por asnjëheri nuk e dinte që njëri është djali dhe nusja sepse në konceptin tim nuk e kam menduar ndonjëherë që Stela është nusja. Pata fatin që atë vajzë që nuk e bëra dot unë të ma bënin prindërit e Stelës dhe ky ishte fat i madh për mua. Dhe në fushatë thoja djali dhe vajza dhe më thoshin: Ua Nora sa të ngjan vajza ty kurse djali i ngjan babait. Kur u tregova që ishte nusja e djalit, më thanë: Hë moj burrneshë po ti na e paske fut të tanëve.

E ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" në Rtv Ora News, Malaj tregoi edhe si ka qenë ajo si nënë në edukimin dhe rritjen e të birit.

Malaj: Nuk është i fortë hekuri se thyhet po llastik. Si nënë edhe jam tendosur por edhe jam lëshuar. Në momente të caktuara kur im bir ka pasur nevojë për konfirmim unë e kam bërë konfirmimin edhe kur ka pasur një risk që duhet ta mbaja unë mbi shpatulla.

EMISIONET