Një tjetër italian i prekur me koronavirus

Një tjetër italian i prekur me koronavirus

Një tjetër shtetas italian ka rezultuar i prekur nga koronavirus.

Ai është një 38 vjeçar me banim në komunën Codogno në provincën e Milanos.

Italiani ndodhet i shtruar në repartin e terapisë intensive në spitalin e Codognos.

Ende nuk është e qartë se si 38 vjeçari italian është infektuar nga virusi.

Informacionet e para të mediave lokale flasin se 38 vjeçari ka rrëfyer se në fund të muajit janar ka qenë në një darkë me disa kolegë që sapo ishin kthyer nga Kina e në rast se ky lajm konfirmohet do të thotë se persona të tjerë janë të infektuar me koronavirus në Itali.

Këshilltari rajonal për Lombardinë ka informuar se po identifikohen të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me pacientin, të cilët do t'u nënshtrohen kontrolleve e analizave përkatëse. Gjatë ditës së sotme pritet një konferencë për mediat, e cila do të zbardh më shumë informacione mbi këtë rast.

Ndërkohë në Romë ka marrë fund periudha e karantinës për 55 shtetasit italianë të mbërritur më 3 shkurt nga Wuhan.

Pas 18 ditësh të izoluar ata kanë dalë nga zona militare Cerignola në afërsi të Romës e i janë kthyer jetës normale.

Në spitalin e sëmundjeve infektive Spallanzani në Romë vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar në terapinë intensive çifti kinez i prekur nga koronavirus, shtetasi italian pozitiv nga virusi i kthyer së bashku me grupin e italianëve nga në 3 shkurt si dhe një 17 vjecar italian i mbërritur pak ditë më parë nga Kina por që deri më tani ka rezultuar negativ.

Në këtë spital janë 68 persona të cilët kanë kryer analizat mjekësore për koronavirus.

62 prej tyre kanë rezultuar negativ, 3 janë të konfirmuar me koronavirus e 3 të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar për motive të tjera shëndetësore në këtë strukturë.

Italiani i konfirmuar në koronavirus në Lombardi e çon në 4 numrin e personave të prekur në Itali.

EMISIONET