Merimangat e mëdha të pyjeve të lagështa të Amazonës, janë filmuar duke ngrënë bretkosa, hardhuca e madje edhe gjitarë të mbuluar me qime.

Një ekip studiuesish kanë zbuluar më shumë se një duzinë rastesh të "pazakonta" në pjesën e ultësirës pranë malit Andes, një nga vendet më të larmishme biologjike në planet.

Një nga video e tmerrshme tregon një merimangë që është e madhe sa një "pjatë darke", duke ngrënë një oposum (gjitar).

Është hera e parë që një rast i tillë të jetë regjistruar.

Pamjet e panumërta u liruan nga ekipi i Universitetit të Miçiganit, i cili dokumentoi takimet e tyre në revistën Amphibian & Reptile Conservation.

Duke përshkruar skenën, doktoranti Michael Grundler tha se ata "dëgjuan disa zhurma në mbeturinat e gjetheve" para se të ktheheshin për të parë një tarantula të madhe që sulmonte gjitarin.

/Ora News.tv/