Një propozim për qeverinë!

Një propozim për qeverinë!

Një propozim për qeverinë:
përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, edhe qarkun e Lezhës.

 Qeveria më në fund ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë  natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë, si pasojë e dëmeve të shkaktuara  nga tërmeti i 26 nëntorit.

 Vendimi i duhur, mbështetje maksimale dhe solidaritet i plotë që qeveria të përmbushë të gjitha detyrimet që ka.

 Por, meqenëse në emër të LSI-së kam qenë i pari që i kam kërkuar  kryeministrit që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore,  vërej se vendimi i Këshillit të Ministrave është i mangët. 

 Ndaj, po i drejtohem sërisht publikisht qeverisë me një propozim:
përfshini në VKM-në për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe qarkun e Lezhës.

 Sepse edhe në qarkun e Lezhës, janë me qindra shtëpi dhe objekte të dëmtuara si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit;
Sepse edhe banorët e qarkut të Lezhës kanë nevojë të trajtohen me statusin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
 Sepse edhe për banorët e qarkut të Lezhës, qeveria ka të njejtat  detyrime dhe përgjegjësi si për banorët e qarqeve të Durrësit dhe  Tiranës.

 Asnjë diskriminim, ndihmë dhe solidaritet për të gjithë të dëmtuarit prej tërmetit të 26 nēntorit!

EMISIONET