Një jetë prej legjende! Maradona gati "të pushtojë" dhe tregun kinematografik

Një jetë prej legjende! Maradona gati "të

Harrojini serialet turke dhe meksikane, pasi së shpejti në treg do të shikoni jetën e shthurur të një prej legjendave më të mëdha të futbollit botërorë, Diego Armando Maradona.

Është kjo idea më e fundit nga gjigandi i videos, "Amazon" që pritet që së shpejti të sjellë në treg një film me seri nga jeta e ish-yllit të Napolit dhe kombëtares argjentinase, Diego Maradona, i njohur ndryshe si "El Pibo d'Oro". 

Sipas "Corriere della Sera", Nazareno Casero, Juan Palomino dhe Nicolas Goldschmidt janë besuar të luajnë numrin 10-të në momentet kyçe të historisë së tij të futbollit dhe jetës personale.

Nuk dihet ende periudha kur seritë do të jenë në dispozicion, por natyrisht ata do të jenë pjesë e "Amazon Prime Video" së shpejti.

Kjo nuk është hera e parë që një film i kushtohet veprës dhe jetës së Maradonës, pasi trajneri i ri i meksikanëve të Dorados ka qënë pjesë e dy filmave, me regjizor Emil Kusturica dhe Marco Risi.

EMISIONET