Fitorja ndaj Moldavisë nuk i ka bërë aspak punë kombëtares së Shqipërisë, e cila ka humbur një pozicion në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë renditen në vendin e 65-të,pozicion i cili është sigluar pas humbjes 1-0 ndaj Turqisë dhe fitores 4-0 përballë Moldavisë, duele të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Asnjë ndryshim në 4 vendet e para, me Belgjikën, Francën dhe Brazilin që plotësojnë podin, teksa ndiqen nga Anglia. Tjetër ngjitje për Kosovën, që tashmë e shikon veten në vendin e 114 në Botë. Dardanët fituan 1-0 në miqësoren me Gjibraltarin, ndërsa fitorja 2-0 kundër Malit të Zi i jep një tjetër shtysë, duke e përmirësuar renditjen me 5 pozicione.

Andorra, kundërshtari i kuqezinjve më 14 nëntor në "Elbasan Arena" ka pësuar rritje me 3 pozicione. Fitorja ndaj Moldavisë me shifrat 1-0 i ngjit ata në vendin e 136.

Kampionët në fuqi të Europës, Portugalia ndodhet në vendin e 6-të, pasuar nga Kroacia, Spanja, Argjentina dhe Kolumbia. Uruguaji e shikon veten e pesta në Botë.





/Ora News.tv/