"Një fuoristradë më ndiqte nga Devolli", zbardhet dëshmia e 27-vjeçari që çau 3 postblloqe policie

"Një fuoristradë më ndiqte nga Devolli", zbardhet

Aldiron Shehu, i cili shkaktoi aksidentin në Krastë të Elbasanit është marrë në pyetje nga policia.

27-vjeçari ka deklaruar se "një fuoristradë më është vënë nga pas që në Devoll dhe u detyrova të largohem me shpejtësi. Kam ecur me shpejtësi dhe nuk kam ndaluar në asnjë postbllok të Policisë"

Policia është duke verifikuar deklaratën e 27-vjeçarit, i cili shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur 5 persona

Ndërkohë efektivi i Policisë, Eugen Abdurrazaku që mbeti i plagosur në aksident është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.


EMISIONET