Një fëmijë të katërt? Kate Middleton jep përgjigjen më të bukur

Një fëmijë të katërt? Kate Middleton jep

Kanë kaluar 10 muaj që kur Kate Middleton dhe Princi William mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të tretë, djalin Louis. Por dashamirësit e çiftit po pyesin nëse Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do zgjerojnë familjen e tyre.

Gjatë turit të tyre në Irlandën e Veriut të enjten, një pjesëmarrës pyeti Kate, 37 vjeç mbi vendimin për të sjellë një fëmijë të katërt në jetë.

Pyetja erdhi kur 37-vjeçarja iu afrua James Barr dhe babait të tij Alan, duke i thënë: Fëmija është i mrekullueshëm.

Alan e pyeti: "Foshnja numër katër?"

Dhe Dukesha iu përgjigj me shaka: "Unë mendoj se William do shqetësohet pak," pa dhënë një përgjigje po ose jo.

Çiftin kanë edhe dy fëmijë të tjerë Princin George, 5 vjeç dhe vajzën 3-vjeçare, Princesha Charlotte.

EMISIONET