Një faturë Kosovë-Shqipëri, biznesi përsërit kërkesën për dy qeveritë shqiptare

Një faturë Kosovë-Shqipëri, biznesi përsërit

Shoqatat e biznesit në Shqipëri e Kosovë përsërisin kërkesën për vlefshmërinë e faturës tatimore mes dy vendeve. Në një takim në Kukës, bizneset kërkuan që kjo të jetë teme kryesore në mbledhjen e qeverive Rama-Kurti në Shkodër.

Biznesi në Shqipëri e Kosovë kërkon nga qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës, njohjen e vlefshmërisë së faturave tatimore mes dy vendeve.

Shoqata e Eksportuesve të Kosovës dhe Shoqata “Biznesi për Biznesin” firmosën në Kukës, një kërkesë të përbashkët drejtuar kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurtit, ku kërkojnë angazhim direkt në zbatimin e kësaj kërkesa e treta me radhë drejtuar dy qeverive.

Nexhat Hasani: Shpresojmë që me ndryshimin e qeverisë në Kosovë të kemi suksese më të mira.

Biznesi shqiptar në dy anët e kufirit argumenton se ky vendim do të jepte efekte pozitive në ekonominë e dy vendeve ndaj kërkojnë që të jetë temë e mbledhjes së përbashkët e dy qeverive që do të mbahet në Shkodër.

Sokol Kolgjini: Kemi realizuar tre takime me zyrtarë të ndryshëm të Kosovës për këtë nismë ndërsa nga qeveria shqiptare është injoruar.

Qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës janë angazhuar për eleminimin e barrierave fiskale mes dy shteteve, mes të cilave edhe heqja e tatimit të dyfishtë, por deri tani në këtë drejtim nuk është bërë asnjë hap konkret.



EMISIONET