Një ditë pas atentatit, arrestohet djali i biznesmenit në Vlorë

Një ditë pas atentatit, arrestohet djali i biznesmenit në

Një ditë pas shpërthimit të makinës me eksploziv, policia ka arrestuar 25 vjeçarin, djalin e biznesmenit i cili po lëvizte me këtë mjet dhe që mbeti i plagosur rëndë.

Shkak i arrestimit është se gjatë kontrollit të makinës i është gjetur  një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ''Glock'', me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër.

Policia e Vlorës informon:  Në këto kushte Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Inez Hajrulla, 25 vjeç, banues në Vlorë.

I.Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike. Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njejtën vepër penale, atë të : ''Mbajtjes paleje të armëve luftarake dhe e municionit''

Eksploziv poshtë sediljes së shoferit

Përmes një njoftimi për median policia informon se lënda eksplozive ishte vendosur në sedilien e shoferit. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive

25 vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku u transportuar mbrëmjen e djeshme nën masa të rrepta sigurie. 

Njoftimi i policise                   

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të  Seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive në automjetitin e shtetasit Inez Hajrulla,  ku si pasojë e shpërthimit  ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ju informojmë se :

Gjatë kqyrjes së mjetit tip "Jeep" në pronësi të shtetasit Inez Hajrulla, mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilien e shoferit grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ''Glock'', me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër.

Në këto kushte Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Inez Hajrulla, 25 vjeç, banues në Vlorë.

I.Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njejtën vepër penale, atë të : ''Mbajtjes paleje të armëve luftarake dhe e municionit''.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.  "                    

EMISIONET