Nje ditë më pas RTV Ora sërish tek familjet e përmbytura në Shkozë

Nje ditë më pas RTV Ora sërish tek familjet e përmbytura

Lëkudjet sizmike të disa ditëve më parë që  ia lanë vendin reshjeve të shiut e breshërit kanë shkaktuar jo pak dëme në shtëpi e biznese të ndryshme në Tiranë.

Në banesën e familjes Domi në rrugën "Fatmir Agalliu" në zonën e Shkozës situata paraqitet e rënduar. Familjarët kanë braktisur banesën pasi është e pamundur të jetohet.

Situata paraqitet e rënduar dhe shumë familje nuk kane mundur të evakuohen edhe pse uji ka mbuluar totalisht banesat e tyre

"Situata është shumë e rëndë. Gruan e fëmijën e vogël e kemi cuar tek njerëzit tanë ndërsa ne burrat kemi fjetur në makinë" thotë ai.

Famija Tare në zonën e Shkozës kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë nga instancat përkatëse pasi nuk mund të jetojnë në të tilla kushte.

Familjet kërkojnë një zgjidhje emergjente pasi situata mund të përsëritet në një përmbytje tjetër.

EMISIONET