Tayna është një nga këngëtaret më të paguara në Shqipëri. Prej disa vitesh ajo është shndërruar në reperen më të preferuar të shqiptarëve.

Koncertet e saj si brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të shumta dhe normalisht ka fituar të ardhura të mira.

Së fundmi ajo ka vendosur t’i bëjë një dhuratë vetës për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Tayna ka blerë një automjet luksoz “BMV X6” dhe këtë e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj.

 “Edhe njo! Dhuratë për veten time! Përpara 2020-ta”, shkruan reperja.

Kujtojmë se ajo ka blerë edhe një automjet tjetër luksoz “Mercedez” para disa muajsh.


Tags