Ka shkruar në tre numri i të infektuarve me koronavirus në Elbasan. Rasti më i ri është një 60 vjeçar, i cili jetonte me të shoqen në lagjen "Emin Matraxhiu",  tek varrezat e Dëshmorëve në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se ditën e djeshme çifti i bashkëshortëve është nisur drejt Tiranës me urgjencë pasi dhe e shoqja kishte temperaturë të lartë.

Pas bërjes së testit të tamponit i shoqi 60 vjeçar doli pozitiv me COVID 19.

 Personi në fjalë nuk ka histori udhëtimi jashtë Shqipërisë dhe dyshohet të jetë infektuar në Elbasan.

Pritet hetimi epidemiologjik për të caktuar sesi është infektuar personi në fjalë.

Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan me 12 mars. Të prekurit janë bashkëshortë dhe janë infektuar nga djali i tyre 35 vjeçar, që është resident në Tiranë.

I riu kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Italia pasi kishte vizituar tezen e tij. Ai prej tre ditësh ishte shtruar në spitalin infektiv në Tiranë me shenja të dallueshme të koronavirusit dhe përgjigjia e analizës të enjten e 12 marsit i doli pozitive.

Më pas u konfirmuan si pozitivë dhe prindërve të tij që janë vetëkarantinuar në banesë.

/Ora News.tv/