Nisin reshjet e dëborës, ja si parashikohet java që vjen

Nisin reshjet e dëborës, ja si parashikohet java që vjen

Sonte vijojnë reshjet e pakta të dëborës por nesër, priten kthjellime të shpeshta dhe vranësira të pakta të cilat sjellin reshje të pakta dëbore vetëm në zona të izoluara të shtrirjes Lindore. Ndërsa e marta vijon kryesisht e kthjellët.

Sipas Meteoalb, nga e mërkura deri në fundjavë priten kthjellime e vranësira   kalimtare; më të shpeshta në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta dhe afatshkurtra të dëborës. Megjithatë kjo javë përkufizohet disi e kthjellët dhe e ftohtë.

Sa i përket temperaturave pas mesnatës do të ulen ndjeshëm. Rënia vijon edhe mëngjesin e nesërm ku  zonat malore do shënojnë nga -4 në -10°C; Rënia vijon edhe në mesditë kur maksimumi shënon deri 10°C.

Edhe e marta në mëngjes sjell tjetër rënie, pritet minimumi rreth -12°C, por mesdita sjell rritje duke shënuar maksimumin 12-13°C.

Nga e mërkura dhe në vijim duke përfshire edhe fundjavën, priten rritje të temperaturave, duke bërë që Shqipëria të kalojë në vlera tipike të Janarit, minimumi rreth -4 dhe maksimumi rreth 12°C.

EMISIONET