Nishani në protestë: Qytetarët do ta çojnë deri në fund misionin e tyre

Nishani në protestë: Qytetarët do ta çojnë deri

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani merr pjesë në protestën e opozitës.

Për mikrofonin e RTV Ora, Nishani u shpreh besimplotë që qytetarët do t’a çojnë deri në fund misionin e tyre.

Bujar Nishani: Nuk është më çëshjta e një palë zgjedhjeve, por nxjerrjes së vendit nga kriza e pa parë më parë. Vendi është rrënuar përfundimisht për faj të një modeli, një njeriu. Nuk ishte parë më parë në qeveri që një kryeministër të angazhohej  në bashkëpunim me pjesën më të errët të shoqërisë, në dëm të të drejtës për të votuar. Sot në Shqipëri është evidente jo vetëm fati i asgjësimit të institucionit të votës. E gjithë ekonomia, institucionet janë barazuar me krimin e organizuar. Qytetarët janë të vendosur deri në risjelljen e realitetit normal. Qytetarët besoj se do ta çojnë deri në fund misionin e tyre. 


EMISIONET