KPA mbyll hetimin për Besnik Muçin, konkluzionet e KPA-së më 12 nëntor

KPA mbyll hetimin për Besnik Muçin, konkluzionet e KPA-së

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për ish prokurorin dhe aktualisht gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Gjyqtari Muçi ka deklaruar në KPA se aktet e dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve te tij në Turqi ende nuk ka mbërritur, duke kërkuar më shumë kohë. Por kjo kërkesë e tij është refuzuar nga KPA, duke e cilësuar atë si të pabazë pasi prokurori kishte kohe të mjaftueshme për ta paraqitur me pare si dokument.

Po ashtu, ai është shprehur se qëndrimi i KPK, lidhur me shpenzimet për jetesë të subjekteve, ka qenë i ndryshëm duke iu referuar INSTAT-it. Lidhur me pasurinë, Muçi është shprehur se komisioneri pretendon një diferencë financiare prej 600 mijë lekësh te ndarë në 3 vite por sipas Muçit këto shpenzimi nuk janë llogaritur të njëjta si për të ashtu edhe subjekte te tjera.

Pas këtyre deklarimeve kolegji ka shtyre seancën gjyqësore duke caktuar datën 12 nëntor si ditë ku palët do të japin konkluzionet dhe më pas kolegji do të shprehet me vendim, nëse Muci do të qëndrojë apo jo në sistem.

Po ketë enjte doli para KPK edhe gjyqtarja e gjykatës së krimeve të rënda Daniela Shirka, e cila sipas KPK doli pastër në të tre kriteret vendimi për Shirkën pritet të jepet diten e premte.

Më herët KPK ka shkarkuar nga detyra Brunilda Orhanin gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Korçë të cilës iu konstatuan probleme me pasurinë.

EMISIONET