Gradohen 5 efektivë, asnjëri s'plotëson kriterin për Drejtor i Përgjithshëm

Në Akademinë e Sigurisë u zhvillua testimi i efektivave të policisë që konkuruan për gardën 'Drejtuesi i parë'.

Pas testimit verbal dhe me shkrim, fituesit e fazës së parë dolën Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Gentian Shehaj, Kastriot Skënderaj ndërsa u skualifikua Ilirjan Balla.

Kjo procedurë u pa si e lidhur me zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë në funksionin e lënë bosh pas shkarkimit të haki çakos.

Ora News u konsultua me ekspertë të fushës që thanë se konkursi nuk ka lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të policisë pasi efektivat që i fituan ato duhet të qëndrojnë 2 vjet në gradë për të përmbushur kriretet ligjore.

Nga ana tjetër mësohet se në radhët e policisë janë disa emra që plotësojnë kriteret për drejtor i përgjithshëm. 

Mes këtyre emrave janë edhe Altin Qato, Sokol Bizhga, Rebani Jaupaj i komanduar aktualisht si drejtor i përgjithshëm, Albert Dervishi, Tonin Vocaj, drejtoresha e kufirit Aida Hajnaj, Edmond Rizai, Bilbil Mema dhe Pëllumb Seferi.

EMISIONET