Nis sot në orën 10:30 ne RTV Ora “Kafsho” një reality show komedi me shef Titin dhe aktorin e njohur Herion Mustafaraj.

Një show i përditshëm kulinarie me shumë humor. Përveç gatimit të recetave tradicionale dhe moderne shqiptare e botërore do të kemi të ftuar VIP-a e Rrip-a.

Personazhet do të sjellin në vëmendje dhe restorantet më të mira, shefat më të veçantë, supermarketet dhe fermat Bio.

Ambientet që duhet të frekuentoni  dhe aot që nuk duhet të frekuentoni.  Teknologjinë dhe metodat më të reja të Kulinarisë. Lajmet më të fundit në Show Biz, intrigat, kurthet, prapaskenat dhe eventet mbarëkombëtare të artit dhe kulturës.

Të gjitha do të jenë të ndërtuara në formën e një Reality Show, jashtë të zakonshmes që keni parë deri tani në programet televizive të gatimit.

 Mos e humbisni këtë reality show komedi, e para në formatin televiziv ne Shqipëri.  Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 10:30.

/Ora News.tv/