Këngëtarja Nicole Scherzinger ka qenë tepër e zënë duke përgatitur reklamën e parfumit të saj të ri ‘Chosen’.

Në videon e promovimit, ajo shfaqet tepër seksi e veshur vetëm me një fustan ku bie në sy sensualiteti i saj.

Ndërkohë që bënte lëvizje tepër provokuese, Nicole është konsideruar si femër shumë seksi nga ndjekësit e saj.

“Chosen është dhurata e duhur për këto Krishtlindje”, ishte shkrimi i saj në Instagram. Që me përfundimin e X Factor vitin e kaluar, Nicole ka munguar në muzikë pasi është bërë pjesë e biznesit.

Nuk dihet nëse ajo do vijë me ndonjë projekt të ri së shpejti.

/Ora News.tv/