Ngrohja globale po shkrin akullin 10 herë më shpejt

Një pjesë e madhe mbrojtëse e akullit në botë po shkrihet 10 herë më shpejt se sa pritej për shkak të ngrohjes së detit rreth tij, tregon hulumtimi.

Zbulimi sugjeron se "Ross Ice Shelf", një pllakë lundruese e akullit Antarktik është më e ndjeshme ndaj ngrohjes globale.

Humbja e copave të akullit heq pengesën për akullnajat që transportojnë ujë në oqean, duke lejuar që nivelet e detit të rriten. Kështu, nëse nuk merren masa mund të shkaktohen katastrofa të mëdha natyrore prej detit.

Një ekip nga Universiteti i Kembrixhit kaloi disa vite duke hetuar se si sektori verilindor i "Ross Ice Shelf" ndërvepronte me oqeanin nën të. Ish shkencëtari i Kembrixhit Dr Craig Stewart tha: "Stabiliteti i mbrojtësve të akullit mendohet të jetë i lidhur me ekspozimin e tyre në ujë të ngrohtë të oqeanit. U zbuluar se uji diellor i nxehtë gjithashtu luan një rol vendimtar në shkrirjen e 'mburojave' të akullit ".

EMISIONET