Ngriti flamurin shqiptar në Mal të Zi, gjobë 300 euro dhe dëbim 1 muaj shkodranit

Ngriti flamurin shqiptar në Mal të Zi, gjobë 300 euro dhe

Valëvitja e flamurit kuq e zi në festën e gështenjës në fshatin Krajë të Malit të Zi, i kushtoi ndalim nga Policia dhe një gjobë prej 300 eurosh, shkodranit Irfan Domnori.

Në shtetin fqinj është i ndaluar me ligj ekspozimi i flamurit kombëtar shqiptar nëse nuk shoqërohet edhe me atë malazez, prandaj Domnori nuk do të lejohet të hyjë për 30 ditë në këtë shtet edhe pse gjobën e ka paguar.

Irfan Domnori: “Më vendosën gjobë dhe një muaj për të mos hyrë në Malin e Zi, me arsyen se kam dërguar flamurin shqiptar atje, isha veshur me veshje kombëtare dhe se shkoj shpesh atje.”

I vetmi që është interesuar për këtë rast është numri dy i kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu. Strukturat e tjera shtetërore nga Shqipëria vijojnë të heshtin denoncon 64 vjecari

Irfan Domnori: “Institucionet shqiptare s’kanë bërë asgjë. Si mundet një vend anëtar i NATO-s të dënojë një shtetas i një shteti ngriti flamurin e vet.”

Më shumë se gjoba, Domnorin e ka trishtuar ndalimi i hyrjes për 1 muaj në Malin e Zi, pasi kjo nuk do t’i japë mundësinë që si çdo vit të jetë pjesë e maratonës së pavarësisë që zhvillohet nga Shkodra në Ulqin dhe anasjelltas.

Irfan Domnori: “Të ndalen këto veprime kundrejt shtetasve shqiptarë apo kujtdo.”

Veshjen kombëtare dhe flamurin kuq e zi e ka të pandarë në çdo aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet në trojet shqiptare, këndej e andej kufirit, por që këtë herë, ato i kushtuan shtrenjtë shkodranit Irfan Domnori.

EMISIONET