Nga viti 2021, BE ndalon plastikën

Nga viti 2021, BE ndalon plastikën

Parlamenti Europian vendosi ndalimin në mënyrë drastike prodhimin e objekteve plastike njëpërdorimshme filluar nga viti 2021. Ka një shqetësim në rritje se në të ardhmen e afërt në oqeane do të ketë më shumë plastike se peshq, ndërkohë në verilindje të Oqeanit Paqësor është formuar një “Pirg i Madh Plastike”, tre herë më i madh se sipërfaqja e Francës.

Objektet plastike njëpërdorimshme do të ndalohen në Bashkimin Europian, duke filluar nga 2021, pas miratimit të nismës nga Parlamenti. Ky vendim drastik i eruoparlamentarëve erdhi pas rritjes së shqetësimeve për ndotjen e oqeaneve, ngordhjen e balenave për shkak të plastikës së grumbulluar në stomakun e tyre, si dhe vendimit të Kinës për të mos pranuar më lëndë të parë nga vendet e tjera për riciklim.

Prej kohësh mbrojtësit e mjedisit po mbajnë në vëzhgim Pirgun e Madh të Paqësorit, një masë gjigante mbeturinash plastike në verilindje të Oqeanit Paqësor me një madhësi tre herë më të madhe se sipërfaqja e Francës. Tonelata mbeturinash plastike janë grumbulluar për shkak të rrymave detare në brigjet e ishujve Galapagos, ndërsa copa mikropartike po përfundojnë në stomakun e specieve të rralla të arkipelagut, 1000 kilometra në perëndim të pjesës kontinentale të Ekuadorit.

Parlamenti Europian votoi 560 me 35 pro ndalimit të 10 lloje lëndësh plastike që përdoren për prodhimin e objekteve njëpërdorimshme. Vendeve anëtare u lihet të zgjedhin lëndë alternative për ta zëvendësuar këtë lloj plasike.

Në Bruksel, kur Damien Hamelryk hapi një restorant të vogël ushqimi të shpejtë vendosi që të përdorte sa më pak plastikë dhe njëherësh adoptoi konceptin e materialeve të riciklueshme.

Kur klientët e marrin ushqimin me vete, ai përdor një material të bio degradueshëm që prodhohet nga misri apo nga kallami i sheqerit, nga një gjë e tillë ka kosto dhe ul normën e fitimit. 

EMISIONET