Nga vajzë fshati në milionere! Angela Martini flet për librin autobiografik

Nga vajzë fshati në milionere! Angela Martini flet për librin

Angela Martini është një prej vajzave më të bukura dhe të suksesshme në botë, e cila ka vendosur të tregojë rrugëtimin e saj në një libër.

Në një libër autobiografik, modelja me origjinë shqiptare do të tregojë sakrificat e nënës së saj, e cila emigroi nga Shqipëria drejt Zvicrës.

Në një intervistë për MEA Worldwide, ish Miss Universe Albania citon historinë e nënës duke thënë: "Një herë e një kohë, një vajzë lindi në mes të rrugës në një fshat të Shqipërisë. Ajo vajzë u rrit dhe lindi vogëlushen e saj. Ato e donin shumë njëra-tjetrën dhe jetuan së bashku në Shqipëri derisa u ndanë nga trazirat shoqërore dhe lufta civile".

Synimi i Angela Martinit në këtë libër është që femrat të mos e viktimizojnë veten, por të punojnë fort për të arritur synimet e tyre.

Ndër të tjera, supermodelja nuk do harrojë të përmendë konkursin e bukurisë të organizuar nga Donald Trump në vitin 2010, ku doli në vendin e gjashtë.

Që prej vitit 2017, ajo është e martuar me ‎Dragoş Săvulescu, me të cilin bën një jetë të lumtur. Momentalisht, ajo është ndër femrat më të ndjekura në botë dhe me ndikim të madh në fushën e modës.

EMISIONET