Nga uthulla te uji me kripë, OBSH në luftë me lajmet e rreme për koronavirusin

Nga uthulla te uji me kripë, OBSH në luftë me lajmet e rreme

OBSH ka shpallur një luftë kundrejt lajmeve të rreme në lidhje me koronavirusin. Kjo masë ka ardhur pasi frika e këtij virusi ka bërë që shumë njerëz të aludojnë për një kurë a trajtime të mundshme kundër tij.

Kështu, OBSH ka krijuar një listë në të cilët paralajmëron njerëzit se “masa” parandaluese të tillë si uthulla, ujë me kripë, vaj susami, janë mite.

Sipas OBSH nuk ka asnjë treguar se këto mënyra alternative kanë rezultat në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Edhe pse hudhra ka veti antibakteriale, kjo nuk do të thotë se mund t'ju mbrojë nga infektimi me koronavirusi” – shpjegon OBSH.

Po ashtu, OBSH ka sqaruar se nuk është e vërtetë që ky virus përhapet përmes pakove apo letrave.

EMISIONET