Pas vizitës në Tropojë, presidenti Ilir Meta nuk ka mundur të mos ndalojë edhe në Kosovë, ku ka vizituar kishën Konkatedrale "Shën Nënë Tereza" në Prishtinë.

Gjatë vizitës, Meta ndau urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës.

"Përgëzimet më të ngrohta Ipeshkvit të Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji dhe mbarë popullit të Kosovës.Falënderime Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë për përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme e të veçantë ndaj kombit shqiptar" shkruan Meta.


/Ora News.tv/