Një 43-vjeçar nga Tirana është arrestuar nën akuzën se ka kryer një seri vjedhjesh në Vlorë.

Në një periudhë të shkurtër, shtetasi i identifikuar si Roland.B kreu 9 vjedhje portofolash.

Hajduti serial është autor i këtyre vjedhjeve:

Më datë 30.07.2018, ka vjedhur portofolin e shtetases E.Q.

Më datë 26.06.2018, në vjedhur ambientet e ambulancës i ka portofolin shtetasit F.Sh.

Më datë 09.10.2017, në lagjen ''Osman Haxhiu'', ka vjedhur portofolin e shtetases G.D.

Më datë 02.10.2017, në lagjen ''Isa Boletini'', ka vjedhur një portofol të shtetasit A.N., dhe një tjetër të shtetasit M.B.

Më datë 15.08.2017, në lagjen Hajro Çakërri, ka vjedhur portofolin e shtetases M.B.

Më datë 31.07.2017, në urbanin e linjës Skelë-Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetasit L.M.

Më datë 20.06.2017, në ambientet e ZVRPP Vlorë, ka vjedhur portofolin e shretasit B.Ç.

Më datë 30.05.2017, tek zyrat e ZVRPP, Vlorë ka vjedhur portofolin e shtetases B.B.

Ai është me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/