Nga studioja te formati, mësoni gjithçka rreth "Why Not" për këtë sezon

Nga studioja te formati, mësoni gjithçka rreth "Why Not"

Bëhuni gati të gozhdoheni para ekranit të RTV Ora dhe të shihni një spektakël të vërtetë. Sezoni i tretë i “Why Not” do të fillojë së shpejti. 

Në puntatën e sotme, moderatorja dhe autorja e programit “Why Not”, Roza Lati na prezantoi me stafin duke sjellë një ‘Making Of’, së bashku me risitë.

Kuratori vizual i studiove të RTV Ora dhe Ora News, Klod Dedja kishte menduar një surprizë për Roza Latin, e cila do ndryshojë totalisht pamjen e studios.

Klod Dedja: Kjo është poltrona jote, ngjyra jote. Një e kuqe e bukur, për të cilën edhe Ora Neës ka një të kuqen e vet, dhe me konceptin e një produkti që do mbajë për shumë kohë. Do jesh e ulur në këtë kolltuk të bukur, elegant dhe kjo është ngjyra jote që do të shoqërojë këtë vit.

Ndërsa kryeredaktori i emisionit, Ergys Bamci premtoi se javën e ardhshme do të shohin një spektakël të vërtetë në “Why Not”.

Ergys Bamci: Tani jemi tek pika 0, por puntatën e parë do jetë një spektakël i vërtetë. Ti je e paparashikueshme, por ke në krah dhe një partner në krim. Mbetet që të të jap një përqafim dhe të të uroj një sezon të mbarë, bashkë me neve.

Nuk mungoi falenderimi i moderatores për të gjithë stafin që e shoqëron.

Roza Lati: Bashkë me ju. Unë nuk mund të bëj një Why Not pa ty Ergys Bamci, pa Kenën, pa gjithë stafin, pa gjithë RTV Ora.

EMISIONET