Sonila Meço një nga gazetaret më të mira dhe të përgatitura në Shqipëri, ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not” në TV Ora. Ajo ka treguar se gazetaria nuk ka qenë fare në ëndrrat e saj, por ka ardhur rastësisht.

Roza Lati: Doja të dija si e ke startuar në televizion, si ndodhi, a pate emocione?

 Sonila Meço: Televizioni nuk ka qenë ëndrra ime fare, nuk e kam menduar asnjëherë. Në vit të 4 gjimnaz isha ende e paqartë se çfarë doja të bëhsha në të ardhmen. Isha e paqartë, mamin mjeke, kisha qejf mjekësinë, stomatologjinë, por mami nuk ma ushqente. Fillova Fakultetin Ekonomik, kisha një tjetër mundësi, fitova një bursë në një universitet amerikan, në momentin e fundit bëra të llastuarën, ku do qëndroj pa prindërit, pa miqtë, vetëm etj. Kisha vetëm 4 ditë kohë. Në matematikë isha absolute, kështu që studiova për financë.  Dola e para, fitova vendin si pedagoge në moshën 21 vjeç. Krejt rastësisht takohem me skenaristin Pandi Laço në një restorant dhe më thotë me këtë fizik që ke pse nuk e ke provuar ekranin? Bëmë një provë dhe më pas më merr Pandi në telefon e më thonë Sonila do bëhet një program sporti. Bëheshe fjalë për një vajza që prezanton kampionatin botëror dhe që do quheshe gazetarja e internetit. Unë merrja gjithë informacionin që qarkullonte dhe duhet ta përcillja në ekran. Unë kam një memorie të fortë dhe u ula me tim at që është njohës i shkëlqyer i futbollit marr gazeta dhe fiksoj në kokën time ndeshjet që nga kampionatet e viteve ’68-’72, ndeshjet, kush ishin 4 finalistët edhe emrat e albiterave. U përgatita mirë dhe shkoj. Të gjithë informacionin që gjeja në internet e fiksoja dhe e thoja e të gjithë habiteshin, e sillja bisedën me të ftuarit aty ku kisha njohuritë e mia dhe i shokova.



sonila

/Ora News.tv/