Të gjithë besimtarët myslimanë kanë festuar sot Fitër Bajramin. Nuk munguan urimet e artistëve shqiptarë në rrjete sociale, të cilët ndodheshin në vende të ndryshme të botës.

Pjesa më e madhe kanë qenë në Kosovë e Shqipëri, ku e kanë festuar me familjarët e tyre. Reperi Gold Ag njihet si besimtar mysliman, prandaj festën e uroi nga xhamia.

Ndër ata që udhëtuan për Fitër Bajram është Butrint Imeri, i cili uroi ndjekësit nga Monte Carlo dhe Fero e festoi me të dashurën Arbenita në Kretë.

Mozzik dhe Loredana e kaluan këtë festë me familjarët e tyre në Zvicër. Një mënyrë e vecantë për të uruar Fitër Bajramin erdhi nga Ledri Vula, i cili publikoi sot këngën e tij më të re "Rio". Fjolla Morina e festoi në mbrëmje me mikeshat e saj, ndërsa Fifi duket se e priti këtë festë me kafshën e saj shtëpiake.

Artistët e tjerë si Dafina Zeqiri, Ciljeta, Tayna, Kida, Capital T, Alban Skënderaj etj uruan me postime të thjeshta në Instagram duke mos zbuluar ku ndodhen.

/Ora News.tv/