Nga 1 janari, Kosova do të ketë pikën e vet të tranzitit në portin e Durrësit

Nga 1 janari, Kosova do të ketë pikën e vet të tranzitit

Teksa shtroi nevojën për të shkuar drejt bashkimit doganor me Kosovën, kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm ajo do të ketë pikën e vet të tranzitit në portin e Durrësit.

Deklaratën Rama e bëri gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë.

Rama: "Duhet të shkojmë drejt bashkimit doganor, tranzit me 1 janar në portin e Durrësit për Kosovën dhe hapa të tjerë brenda 6 mujorit të ardhshëm drejt bashkimit doganor. Kush e konsideron këtë si kërcënim qoftë në Beograd dhe Bruksel është i mirëpritur të vijë, të ulet në tavolinë, t'ia shpjegojmë që nuk është kërcënim, por është ftesë që të gjithë të marrin shembull nga ky bashkëpunim, Serbia e para të ndjekë shembullin e këtij bashkëpunimi. Njohje të plotë të dokumentave brenda 6 mujorit".

EMISIONET