Neymar zbulon objektivat, tregon arsyen e largimit nga Barcelona

Neymar zbulon objektivat, tregon arsyen e largimit nga Barcelona

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka deklaruar se largimi nga Barcelona në vitin 2017 nuk ishte për shkak të Lionel Messit apo "Topit të Artë".

“Unë u largova sepse doja sfida të reja. Nuk kishte të bënte asgjë me Topin e Artë apo me faktin se isha në të njëjtën skuadër me Messin. Ai është një lojtar fantastik, më i miri që kam parë ndonjëherë duke luajtur. Nuk është befasi që Leo ka gjashtë "Topa të Artë", duhet të ekzistojë një "Top i Artë" vetëm për të. Gjithmonë do ta dua Messin”, deklaroi Neymar për "France Football".

Ëndrra e brazilianit është trofeu i Champions me PSG, si dhe Botërori me "Selecaon".

Unë dua ta fitoj Champions League me Paris Saint-Germainin, por ajo që e dua më së shumti është tw fitoj trofeun e Kupës së Botës me Kombëtaren e Brazilit. Do të më pëlqente shumë ta fitoja edhe "Topin e Artë", por kjo gjë nuk më shqetëson. Mund të vijë vetvetiu te unë… ose mund të mos vijë fare”, theksoi Neymar.

Braziliani ishte afër Barcelonës gjatë merkatos së verës edhe pse vetëm dy vite më parë u largua drejt Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Në atë periudhë u raportuar se ai kërkoi largimin pasi dëshironte të mos ishte më nën hijen e Messit. Në "Camp Nou" të gjithë deshën që Neymar të rikthehej, por në fund ky operacion nuk u finalizua për shkak se PSG refuzoi çdo ofertë nga katalanasit.

EMISIONET