Qytetarë të shumtë kanë mbajtur homazhe këtë të shtunë pranë teatrit kombëtar të Kosovës në nderim të bilbilit të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Ikona e muzikës shqiptare u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e dielë.

Familja e këngëtares ka thënë se artistja do të prehet në fshatin Pagarushë të Malishevës aty ku ajo vetë la amanetin për vendvarrimin e saj.

Artistë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre duke e konsideruar këngëtaren si mbretëreshën e muzikës shqiptare.

Shpesh e quajtur si “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare”, artistja është bërë e njohur si këngëtare në Shqipëri dhe vendet fqinje për vokalin e saj të veçantë prej sopranoje.

 Kënga e saj më e njohur është “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexho Mulliqi. Me këtë këngë ajo performoi në shumë festivali dhe fitoi shumë çmime.

/Ora News.tv/