Newcastle përsërit historinë, "çudit" në statistika

Thuhet se historia përsëritet dhe këtë gjë ka arritur të konkretizojë edhe Newcastle United.

Skuadra e Premier League ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit anglez, por ajo që bie në sy janë statistikat. Pas 35 javësh të zhvilluar, "qymyrxhinjtë" kanë 41 pikë, aq sa një vit më parë.

Por, interesant është fakti që skuadra e Rafa Benitez ka koleksionuar 11 fitore, 8 barazime dhe 16 humbje, ashtu siç një sezon më parë. Jo vetëm kaq. Statistika identike të United ka edhe në golat e shënuar dhe ato të pësuar, pra 35 dhe 44, identik sikur një vit më parë.

Epo ja që edhe historia përsëritet.

EMISIONET