COVID-19: Pensionistët i gëzohen orëve të liridaljes, dolli me raki

COVID-19: Pensionistët i gëzohen orëve të liridaljes, dolli

Ashtu si javën e kaluar edhe këtë të shtunë e kishin rradhën për të dalë pensionistët.

Liqeni artificial ishte i mbushur me grupmoshën e tretë. Dikush për të ecur e dikush tjetër për të shijuar rrezet e diellit.

Ka nga ato që i shijuan temperaturat për të marrë rreze.

Të tjerë liridaljen festuan duke ngritur një dolli me raki.

Pensionistët shprehen se vijojnë ti respektojnë rregullat e distancimit social dhe higjienës.

Një pjesë u duket e pamjaftueshme fasha e orarit. Por ka nga ato që ju duket i mjaftueshëm.

Përgjatë orëve që kanë lënë banesat e tyre pjesa më e madhe e të moshuarve ishin pajisur me maska e dorashka, por nuk munguan as neglizhentët

Në përfundim të orarit të moshuarit iu drejtuan banesave të tyre për tu karantinuar sipas urdhërit të qeverisë.

EMISIONET