Interpelanca/ Artur Roshi: Jeni ushtarak, keni prirje të mbroni shtetin jo individin, Ministri Lleshaj: Jam krenar

Interpelanca/ Artur Roshi: Jeni ushtarak, keni prirje të mbroni shtetin jo

Deputeti i Ballit Kombëtar, Artur Roshi në interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka drejtuar disa pyetje këtij të fundit. Gjatë fjalës së tij, Roshi tha se ushtarakët kanë prirje të mbrojnë shtetin dhe jo individin.

Në përgjigje, ministri Lleshaj tha se është krenar që ka shërbyer si ushtarak në mbrojtje të shtetit shqiptar. 

Artur Roshi:  2019 nuk ishte ndonjë vit rekordesh pozitiv e për këtë ministri dhe duket që 2020 nuk ka filluar mbarë. Situata e krimit është rënduar.

Vlen të shtojmë disa pyetje që shqiptarët të kuptojnë kohët që jetojmë. Ndoshta për herë të parë vjen në krye të këtij institucioni një ministër me karrierë ushtarake.

Ushtarakët kanë prirjen të jenë në anën e shtetit, janë të interesuar për të drejtat e shtetit dhe jo të individit. Klasa politike ka harruar që shteti përbëhet nga individë për ti shërbyer atyre. Shteti pa individin e humbet funksionin e tij. Kush janë raportet tuaja në këtë drejtim që përcakton edhe mënyrën tuaja të drejtimit tuaj në krye të ministrisë së Brendshme.

Sandër Lleshaj: Unë kam lindur dhe jam rritur në diktaturë. Lindja në diktaturë nuk është përcaktuar nga mua, por nga faktorë të tretë. Profesioni im është ndër profesionet më të nderuar në këtë botë për ata që kanë respekt për shtetin. Ushtarakët janë njerëzit që sakrifikojnë jetën e tyre në shërbim të lirisë së qytetarëve. Nëse ka një gjë që jam krenar, është që kam sakrifikuar lirinë time dhe një pjesë të rinisë time për të shërbyer ndaj vendit tim. Kjo më bën krenar. 

Shteti dhe individi në një shoqëri demokratike përfaqësojnë të njëjtën gjë. Sa herë flisni për shtetin duhet të kuptoni se shteti nënkupton vullnetin e popullit shqiptar. Nëse policia apo ushtarakët mbrojnë shtetit do të thotë se këta mbrojnë vullnetin e shqiptarëve.

EMISIONET