Vetëm pak orë na ndajnë nga sezoni i ri televiziv i RTV Ora. Mëngjesin e 16 shtatorit, emisioni "Ditë e Re" me moderatorë Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin do të qëndrojë me shqiptarët nga ora 07:00 - 10:00.

Duke na treguar disa copëza nga përgatitjet, Kelvi Kadilli na ka zbuluar talentin e tij të fshehtë.

Me një kitarë në dorë, ai i dedikoi këngë sezonit të ri dhe koleges që do e shoqërojë në moderim, Arjola Shehut.

Në postimin e publikuar në Instagram, Kelvi shkruajti: "Ditë e re, kismet i ri".

Emisionin "Ditë e Re" do ta ndiqni në ekranin e RTV Ora nga e hëna në të premte nga ora 07:00 - 10:00.

/Ora News.tv/