Nesër Asambleja Kombëtare e PS: Analiza e votës dhe drejtuesit e rinj të PS-së

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS të martën, 23 korrik, do të kërkojë llogari drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve të ri për rezultatet e 30 Qershorit.

PS në zgjedhjet lokala arriti të fitojnë 60 bashki, por sërish brenda socialistëve ka patur edhe pakënaqësi për shkak të numrit të ulët të pjesmarrësve në votime. Madje kryesocialisti pas 30 Qershorit vendosi që t’i besoj zonat elektorale vetës, Gramoz Rucit dhe Taulant Balles.

Në vjeshtë socialistët do të shkojnë në zgjedhje për të votuar drejtuesit e rinj të strukturat të Partisë, ku Edi Rama do të kërkojë një mandat tjetër nga socilalistët. Gjithashtu gjatë asamblesë pritet të miratohen edhe kriteret mbi të cilat do të zgjidhen delegatet e Kongresit, kryetarët e degëve në rrethe, kryetarët e Këshillave Socialiste të Njësive Administrative si dhe kryetarët e Organizatave Socialiste.

Gjithashtu Edi Rama do të kërkojë llogari nga ministrat e Kabinetit nësë kanë realizuar detyrat e përcaktuara nga Këshilli i Ministarve. Kujtojmë që në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kryeministri ju la afat ministrave Klosi dhe Manastirliu për të përmbushur detyrat deri në Korrik në rast të kundërt do të bënte ndryshime. Por ende nuk dihet nëse Rama ka vendosur që në Asamblenë e së martës të ketë emra të rin në kabinetin e tij qeveritar, pavarësisht se disa ditë më parë e mohoi një gjë të tillë.

Zbardhet axhenda 

Nisin punimet në orën 16:00. 

 Asambleja do të hapet me fjalën e kryeministrit Rama.

Më pas do mbahet një analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Vendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti.

Do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti.

Do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive.



EMISIONET