Nesër 30 qershori, RTV Ora transmetim maratonë live nga ora 06:00

Nesër 30 qershori, RTV Ora transmetim maratonë live nga ora 06:00

Votimet 2019! Më 30 qershor shqiptarët do të thirren të votojnë për të zgjedhurit vendorë.

Në RTV Ora ky proces do të vijë me një transmetim maratonë nga gazetarët dhe korrespondentët tanë nga ora 06:00 deri në përfundim të plotë të tij. Votimet 2019 do të vijnë në analizuara, zbërthyera me raportime në kohë reale, intervistat e protagonistëve dhe opinionet e qytetarëve me qëllim që ju të jeni të bindur për vendimet tuaja.

Mbi 200 gazetarë dhe korrespondentë të Yldon Media Group do të jenë të angazhuar në të gjithë vendin mbështetur nga infrastruktura dhe teknologjia e lartë e transmetimit për t'iu sjellë çdo detaj të procesit. 

Lidhje të drejtpërdrejta nga i gjithë vendi, raportime prej gazetarëve, korrespondentëve në qendra votimi e komisione zonale të administrimit zgjedhor. Informacione të plota mbi vendngjarjet e zhvillimeve kryesore, nga terreni, nga selitë e instituticioneve, forcave politike e vëzhguesve të votimeve. 

Analiza në studio nga juristët e konstituticionalistët më të njohur në  vend. Në RTV Ora, Live në YouTube dhe Facebook, si edhe në Radio Ora 96.7 mega herz në çdo kohë e në çdo vend do të jemi të parët për lajmin e fundit. Zëri i qytetarëve dhe interesi publik do të gjejnë hapësirën në RTV Ora nga çdo cep i Shqipërisë.

EMISIONET