Nëse zgjedhjet nuk mbahen më 13 tetor? Ja përgjigjja e Metës

Nëse zgjedhjet nuk mbahen më 13 tetor? Ja përgjigjja e Metës

Nëse në 13 tetor nuk mbahen zgjedhjet kush do të jetë hapi i presidentit? 

Ilir Meta: Unë kam qindra mijëra hapa përpara. Se tani nis dhe sezoni i ngjitjes nëpër male dhe une e nis me kodrat para se të shkoj tek Korabi, sic vajta vjet në malin e Jezercës. Se para se të stërvitesh në kodra nuk shkon dot në male. Do të kemi shumë hapa. E rëndësishme është që ky hap që të gjithë presin që vendi ynë ta hedhe dhe në mënyrë të bashkuar, për çeljen e negociatave të BE-se të jetë i qëndrueshëm dhe dinjitoz.

Vetëm falë qytetarëve tanë këtë krizë të gatuar me papëgjegjshmërinë më të madhe nga e ashtuquajtura elitë politike në vend ne jemi në një situatë paqësore pavarësisht se jemi në një rrëmujhane ligjore,  por besoj se do përmirësojmë me reflektimin dhe kontributin e të gjithëve."   

Kreu i shtetit doli në një konferencë për median ku ftoi kryeministrin për reflektim pasi "shtatori do të jetë vonë" u shpreh. 

EMISIONET