Nervozizmi i Romero dhe e ardhmja e Asanit, Lerda i thotë të gjitha pas Laçit

Nervozizmi i Romero dhe e ardhmja e Asanit, Lerda i thotë të gjitha

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin "Laçi" ndaj kurbinasve vendas.

Goli i Eraldo Çinarit i mjaftoi për të dalë me kokën lart, me shkodranin që zhvlerësoi golin e Xhixha.

Një 90 minutësh që ka marrë nota pozitive nga ana e trajnerit të italianëve, Franco Lerda, që pas takimit është ndalur për gazetarët, ndërsa ka sqaruar nervozizmin e Romero apo dhe të ardhmen e Asanit.

Lerda: Ishte një test i mirë ndaj një skuadre që e dimë që në shtëpi sidomos është e fortë, e ka treguar në vitet e mëparshme. E dinim që do të takonim një ekip të përgatitur, e ka treguar, ndaj ishte një test i vlefshëm. Jam i lumtur se gjithsesi e përballuam mirë gjatë garës dhe është një hap para që e kemi bërë, sidomos nga pikëpamja fizike.

Rëndësia e miqësores..

Lerda: U thashë djemve se ishte një test i rëndësishëm sepse mbyllëm një cikël në Europë, një tjetër tip futbolli, sjellje, një ambient ndryshe, ajo që kërkonim me pak fjalë.

Nervozizmi i Romeros pas zëvendësimit?

Lerda: Romero duhej të dilte më parë, ka luajtur pak dhe ishte vendosur zëvendësimi kur do të bëhej që në fillim. Sot ishte testi i parë, ishte një orë në lojë e duhej të bënte më pak, ka bërë më shumë. Ai shkelmoi shishen e ujit kur doli por jo pse u zëvendësua. Bëri një ndeshje të mirë, e u zëvendësua. Ndoshta kishte ndonjë problem tjetër por nuk e di.

Dy duelet kundër Kukësit?

Lerda: Tani do të fillojmë të përgatisim të parin, është një finale e rëndësishme pasi është në lojë një trofe. Do të mundohemi që ta përgatisim mirë ndeshjen dhe pastaj do të mendojmë për atë të kampionatit.

Problemet ne prapavijë me pasimet..

Lerda: Nuk kam parë probleme. Nuk mendoj se është ky problemi. Një skuadër që do të luajë futboll gjithmonë, nuk e hedh topin ndaj mund të ndodhë që fusha nuk është perfekte e kërcen sfera, por nuk ka probleme.

E ardhmja e Asani?

Lerda: E di klubi, për këtë duhet të pyesni drejtorin Olsi Rama"-përfundoi Lerda.

EMISIONET