Nëntë padi në Arbitrazh, alarmi i ekspertëve: Shqipëria rrezikon 1 miliard euro gjoba

Nëntë padi në Arbitrazh, alarmi i ekspertëve: Shqipëria

Më shumë se 1 miliard euro do të duhet të paguajë Shqipëria në rast se humbet 9 çështjet ligjore që janë hapur në gjykatat e Arbitrazhit. Për ekspertët e ekonomisë nëse çështjet do të humben situata do të ishte tepër e vështirë, ndaj kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Pavarësisht kësaj situate duket se masat janë të vakëta, pasi Avokatura e Shtetit tashmë është pa drejtues.

9 kompani të huaja e kanë çuar Shqipërinë në gjykata e Arbitrazhit dhe  kërkojnë si dëmshpërbim më shumë se 1 miliard euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka publikuar raportin mbi auditin që ka kryer në Avokaturën e Shtetit, ku konstatohet dhe shifra që pritet të godasë ekonominë shqiptare.

Për ekspertët e ekonomisë nëse në këtë përballje të drejtësisë evropian do të humbisnim, pasojat do të ishin katastrofike.

Sotiraq Dhamo: Janë shifra troditëse për Shqipërinë dhe tregon se pavarësisht sesa do të zgjasin dhe që mund të fitohet ndonjë nga shteti shqiptar, kjo tregon se vendimmarrjet në lidhje me këto kompani nuk kanë qenë shumë të menduara.

Edhe në rastet kur nuk ka qenë e nevojshme, thuhet në raport, Shqipëria është përfaqësuar nga kompani të huaja ligjore.

Sotiraq Dhamo: Avokatura e Shtetit është pasive, nuk punon për të ngritur një grup të specializuar brenda saj me punonjës të saj apo duke indentifikuar specialistë, siç përdorin dhe studiot e huaja.

Pavarësisht përfaqësimit, paaftësia e punonjësve dhe mangësitë e akteve juridike, i kanë klasifikuar çështjet që në fillim si të humbura.

Sotiraq Dhamo: Ka raste që administrata shtetërore në nivele të ndryshme merr vendime që janë totalisht në kundërshtim me ligjin, evidetohet një nivel i ulët, ose kemi arrogancë ose nivel i ulët profesional.

Në raport, KLSH sugjeron që për të gjitha problematikat të merren masa. Por Shqipëria, që prej 20 janarit është pa Avokat Shteti, pasi ish- drejtuesi Artur Metani, është vendosur në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. 

EMISIONET