Nëna shqiptare pritet të dëbohet pas 18 vitesh qëndrimi në SHBA

Nëna shqiptare pritet të dëbohet pas 18 vitesh qëndrimi

Historia e saj përsëritet pas 5 vitesh, duke marrë sërish vëmendje të madhe në mediat amerikane.

Bëhet fjalë për  Cile Precetaj një nënë shqiptare e cila prej 18 vitesh jeton në Miçigan të SHBA, por autoritetet amerikane e kanë vënë atë përballë vendimit për deportim.

Lajmin e keq ajo e mori të enjten në mëngjes, dhe përpara se të dërgohej në burg, nëna u dërgua në spital pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

"Ajo kishte një gjendje ankthi, por mendonte se kishte një atak në zemër, qëndroi atje për dy ose tre orë, pastaj e çuan në burg", tha burri i saj Peter Gojçeviç.

Gruaja ka jetuar në SHBA prej 18 vitesh, por nëse ajo dëbohet do të duhet të kthehet në Shqipëri. Me të njëjtin vendim Cile Precetaj u përball edhe në vitin 2013, por për fat të mirë nëna shqiptare e tre fëmijëve u ruajt nga një urdhër ekzekutiv në vitin 2014.

Familja e saj thotë se Precetaj është përpjekur të behet një shtetase ligjore që kur ka ardhur në SHBA. Familja dhe avokati i saj thonë se ajo nuk ka kryer ndonjë krim që kur ka erdhi në shtetin amerikan pa dokumenta.

“Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar në avokatë është një e katërta milionë dollarë, me të gjitha sa premtojnë dhe në fund unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe me një nënë që qan” tha burri i saj.

“Ata thonë mirë, ajo theu ligjin, erdhi këtu në mënyrë të paligjshme, por unë mendoj se një ligj i madh po shkelet, pasi po thyhet një familje”, u shpreh mes lotëve bashkëshorti i saj Peter Gojçeviç.

Një zëdhënës i zyrës së Emigracionit dhe Doganave tha se do të ketë një përgjigje nga agjencia lidhur me këtë rast.

EMISIONET