Nëna la dy fëmijët e mitur të vdisnin në makinë, akuzohet për vrasje

Nëna la dy fëmijët e mitur të vdisnin në makinë,

Një nënë në Australi është akuzuar për vrasje, pasi dy fëmijët e saj u gjetën të vdekur brenda në makinë me temperaturë të nxehtë. 

Dy fëmijët, të moshës një e dy vjeç, u gjetën të pajetë nga oficerët e policisë në Queensland ditën e shtunë. Nuk dihet se sa kohë kishin qenë brenda në makinë vogëlushet.

Oficeri i policisë tha që dy vajzat ishin të ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme makinë. Temperatura në makinë ishte mbi 31C (88F).

Nëna e tyre, Kerri-Ann Conley, 27 vjeç, është personi i parë që akuzohet për vrasjen e dy të miturave,  pasi shteti i Queensland zgjeroi përkufizimin e vrasjes duke  përfshirë dhe "indiferencën".

 Gruaja më përpara ishte akuzuar edhe si përdoruese e drogës.

EMISIONET